Reforma territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

Reforma territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

Në një tryezë për reformën territoriale të thirrur nga PD, kryedemokrati Sali Berisha tha se PS shkatërroi qeverisjen vendore, duke e konsideruar reformën e ndërmarrë prej qeverisë “një krim kombëtar dhe dënim ndaj zhvillimit”. “Reforma apo shkatërrimi që ju bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më të rënda që iu dha interesave të qytetarit shqiptar, që iu dha zhvillimit të vendit në mënyrën më absurde që shkon gjer në një krim kombëtar, në Shqipëri, vendin që 75-80 për qind të territorit e ka malor dhe kodrinor, u vendos një model që s’ekziston gjëkundi, as në vendi më të sheshta të botës. Pra ky vend me territorin më malor u vendos në një model të fshirjes së...