Reforma në Drejtësi, paralajmërimi i Manjës: Gjyqtarët t’i vënë gishtin kokës, do ndërhyjmë në sistem. Berisha: Nuk bëhemi pjesë
Mazhoranca nuk tërhiqet nga ideja e saj e kahershme për të rishikuar reformën në drejtësi. Qëndrimin e shumicës qeverisëse e përfaqësoi në emisionin Top Story kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. “Magjistraturës në përgjithësi u themi ‘merrni përgjegjësitë që ju ka ngarkuar Kushtetua, ligji, por edhe defektet ku i keni dhe rregulloheni. ‘Rregullohuni’. Pse? Rregullohuni sepse janë garantuar mekanizmat sot që pushteti të funksionojë si pushtet i pavarur, janë garantuar mekanizmat e llogaridhënies. Ne po i themi sistemit të drejtësisë ‘e keni një strategjike për reduktimin e backlogut në gjykata. U referohem gjykatave të largohen nga roli i noterit dhe të ngrihen në lartësinë që u ngarkon Kushtetuta. Për gjyqtarët ekziston vetëm prova. Vëreni gishtin mendjes, se do të ndërhyjmë në sistem”, tha Manja...
Burimi:
top-channel.tv