Referendumi në Itali, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë mesazh Ramës: Pavarësia e drejtësisë nuk vihet në diskutim

Referendumi në Itali, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë mesazh Ramës: Pavarësia e drejtësisë nuk vihet në diskutim

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë reaguar në mënyrë të përbashkët pas referendumit të zhvilluar në Itali për ndryshimet kushtetuese në sistemin e drejtësisë, duke vlerësuar rolin e magjistraturës italiane dhe duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së sistemit. Në deklaratën e tyre, dy shoqatat shprehin vlerësim për Shoqatën Kombëtare të Magjistratëve të Italisë, e cila sipas tyre kontribuoi në nxitjen e një debati të hapur dhe të përgjegjshëm për mbrojtjen e parimeve kushtetuese. Ata theksojnë se ky angazhim dëshmon një sistem drejtësie aktiv dhe të ndërgjegjshëm për rolin e tij në një shoqëri demokratike. Referendumi në Itali u mbyll me votën “Jo” në masën 58,5%, ndërsa pjesëmarrja arriti në 58,9%. Sipas shoqatave, ky rezultat përbën një mbështetje të...