Reduktim i numrit të deputetëve në 101 dhe reformë territoriale brenda korrikut, Balla: Numërimi i votave në qendrat e votimit
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot se maxhoranca është e gatshme te prese propozimet e opozitës për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, por nuk do të humbasë kohë për të vijuar me përfundimin e tyre. Duke folur në mbledhjen e parë të grupit për këtë vit, ai tha se sa i takon reformës zgjedhore shumica është e variantit të numërimit të votave në qendrat e votimit. “Të gjithë ia themi njëri-tjetrit majtas-djathtas, në ato netët pafund të numërimit në pallatet e sportit apo palestrat e shkollave, dhe me deputetët e opozitës e bëjmë këtë bisedë sa herë kemi zgjedhje. Dhe këtu duhet ta ripërsërisim me zë të lartë nevojën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë më të shkurtër,...
Burimi:
top-channel.tv