Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Mungesa e një përgjigjeje të qartë se sa do të zgjaste defekti i rëndë në rrjetin elektrik të hënën në mbrëmje, nuk i la zgjidhje tjetër bluzave të bardha, veçse të transportonin të sëmurët që mbaheshin në jetë me aparatura në reanimacionin qendror, në një tjetër njësi të terapisë intensive, atë të kardiologjisë,  20 metra larg.  “Vendosëm që të transportojmë vetëm 9 të sëmurë, të cilët ishin në respiracion të drejtuar. Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi. Transporti ishte i shkurtër”, tha Krenar Lilaj.  Krenar Lilaj, Shefi i shërbimit të Reanimacionit në QSUT, sqaroi se pajisjet nuk u ndalën në asnjë moment së funksionuari as në reanimacionin qendror, pasi ato kanë backup (UPS-bateri) sipas tij që mund të rezistojnë deri në 6 orë pa energji elektrike, kur janë të reja. Por...