Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën e opozitës, duke e akuzuar atë për qasje autoritare dhe përdorim dhune për të mbajtur pushtetin. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi deklaroi se Rama foli si të gjithë diktatorët që duan ta mbajnë pushtetin me dhunë, ndërsa shtoi se reagimi i forcave të policisë gjatë protestës reflektoi, sipas tij, frikën dhe panikun për humbjen e pushtetit. “Edi Rama sot foli si të gjithë diktatorët që duan ta mbajnë pushtetin me dhunë. Qetësia dhe siguria e tij janë zhdukur nga frika dhe paniku. Edhe reagimi sadist i policisë mbrëmë kundër njerëzve të lirë, qytetarëve, deputetëve, të miturve, reflektoi frikën e Edi Ramës për humbjen...
Burimi:
javanews.al