“Reagim dinjitoz”/ Gazment Bardhi ndan momente nga protesta e opozitës, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ndarë momente nga protesta e tretë kombëtare që PD mbajti mbrëmjen e djeshme, 10 shkurt para kryeministrisë. Bardhi ka falënderuar të gjithë qytetarë që kanë qenë pjesë e protestës, ndërsa e ka cilësuar reagimin e tyre dinjitoz dhe si qytetarë të lirë. “Shqipëria që reagon! 🇦🇱 Faleminderit me ❤️ për pjesëmarrjen masive dhe reagimin dinjitoz, si qytetarë të lirë”, ka shkruar ai krahas një fotoalbumi me momente nga protesta.
Burimi:
sot.com.al