Raporti për Shqipërinë në PE! Eurodeputeti: Rasti Balluku dëshmon korrupsionin, rrezikon integrimin në BE

Raporti për Shqipërinë në PE! Eurodeputeti: Rasti Balluku dëshmon korrupsionin, rrezikon integrimin në BE

Michael Gahler TIRANË-Në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputeti Michael Gahler foli rreth vizitës së tij në Shqipëri, ku u ndal në rastin e zv.kryemnistres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Gahler  nënvizoi se në Shqipëri ekzistojnë struktura korruptive dhe aktivitete të krimit të organizuar, të cilat shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit. Gahler theksoi se pavarësisht vendimit të Gjykata Kushtetuese të Shqipërisë që i jepte të drejtë veprimi SPAK,lidhur me Ballukun, mazhoranca refuzoi heqjen e imunitetit. Ai paralajmëroi se kjo ndikon në integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe theksoi që strukturat problematike të çmontohen përpara çdo anëtarësimi. Eurodeputeti Michael Gahler: Ekzistojnë struktura korruptive dhe aktivitete të krimit të organizuar që, sipas të dhënave të paraqitura, shtrihen deri në nivelet...