Raporti i PE/ Berisha: Me votën për Ballukun, i keni futur thikën pas shpine procesit të integrimit
Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza ndaj mazhorancës se me vendimin për të mos ia dorëzuar Belinda Ballukun, SPAK-ut, do të bllokojë procesin e integrimit. “Absurdi më i madh është injorimi i raportit të PE, lexojeni mirë dhe del secili nga ju të kuptojë se më atë votë krimi që ka dhënë për ballukun, i ka futur një thikë pas shpinë procesit të integrimit europian të shqiptarëve. Mediat informojnë se janë bërë mbi 300 ndërhyrje në komision. Lexojeni se nis dhe mbaron me sikur ta kishte shkruajtur opozita në kuptimin e denoncimeve të saj, të vërtetave të saj, por kjo s’ka ndodhur, nuk është produkt i opozitës. Është produkt i atij misioni fakt mbledhës që edhi këtu i përbërë nga socialistë popullor, liberalë, komunistë...
Burimi:
javanews.al