Raporti i IFIMES/ Meta: Drejtësia po përdoret si zgjatim i narkopushtetit! Më 8 shkurt seanca në Kushtetuese

Raporti i IFIMES/ Meta: Drejtësia po përdoret si zgjatim i narkopushtetit! Më 8 shkurt seanca në Kushtetuese

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të studimit të Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), i cili analizon standardet e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e drejtësisë në Shqipëri, me fokus të veçantë në rastin e tij. Në reagimin e tij, Meta falënderon IFIMES për atë që e cilëson si një analizë të thelluar, transparente dhe objektive, duke theksuar se studimi pasqyron qartë degradimin e shtetit të së drejtës në vend. “Falenderoj IFIMES për transparencën e thelluar dhe shumë objektive, që i bën këtij rasti kuptimplotë dhe që paraqet pa asnjë ekuivok degradimin total të shtetit të së drejtës dhe përdorimin e drejtësisë si zgjatim i narkopushtetit për persekutimin dhe izolimin e kundërshtarëve politikë,”...