Raporti i ‘Freedom House’: Shqipëria ‘pjesërisht e lirë’, rritje me 1 pikë: Korrupsioni dhe ryshfeti mbeten problem
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Sipas vlerësimeve të ‘Freedom House’, që analizon gjendjen e të drejtave dhe lirive në 195 shtete dhe 13 territore, situata në Shqipëri dhe Kosovë mbetet e pandryshuar dhe të dyja vendet vazhdojnë të cilësohen si “pjesërisht të lira”, klasifikim që kjo organizatë përdor për shtetet ku zhvillohen procese elektorale, por ku të drejtat e plota politike dhe liritë qytetare mbesin të kufizuara. Të dyja vendet kanë shënuar rritje me nga një pikë krahasuar me vitin e kaluar. Në raport thuhet se Shqipëria ka një rekord zgjedhjesh konkurruese, megjithëse partitë politike janë shumë të polarizuara dhe shpesh të organizuara rreth personaliteteve kryesore. Liria fetare dhe liria e tubimit në përgjithësi respektohen. Gjithashtu nënvizohet se korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme të mëdha, megjithëse qeveria po...
Burimi:
zeri.ai