“Range Rover”-i i Flamur Nokës në lupën e hetuesve, Berisha “plas bombën”: E bleu Lulzim Basha, ja firma…(VIDEO)

“Range Rover”-i i Flamur Nokës në lupën e hetuesve, Berisha “plas bombën”: E bleu Lulzim Basha, ja firma…(VIDEO)

flamur noka-range rover TIRANË- Prokurorët e Posaçëm po kryejnë veprime mbi hetimin pasuror që ka nisur ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, që prej majit 2024. Kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi instensifikimin e këtyre hetimeve, teksa ndau edhe disa detaje. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se është ushtruar kontroll ndaj automjetit luksoz me të cilin lëviz Noka, tip "Range Rover". Po ashtu, sipas Berishës, janë ushtruar kontrolle në një kompani private ku janë kërkuar faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka, që sipas kryedemokratit rezultoi se blerja ishte firmosur nga Lulzim Basha. "Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës,...