“Ramës iu refuzua çdo kërkesë në Uashington”/ Berisha për vizitën e kryeministrit në SHBA: Askush nuk e priti

“Ramës iu refuzua çdo kërkesë në Uashington”/ Berisha për vizitën e kryeministrit në SHBA: Askush nuk e priti

Nga foltorja e kësaj të hëne para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, ku mori pjesë në Bordin e Paqes së thirrur nga Trump në Uashington. Sipas Berishës, kryeministri nuk u prit nga askush në Uashington, dhe gjatë vizitës atje iu refuzua çdo kërkesës. “Nuk është e rastit që Edi Rama thirret me urgjencë në Bruksel dhe i thuhet, shkarko menjëherë Ballukun, por jo me rikompozim të qeverisë, por ta shkarkosh për përgjegjësinë që ka, t’i heqësh imunitetin dhe t’i hapësh rrugën drejtësisë. Desh ta zgjaste, se po të ketë burrë më të neveritshëm në tavolinë se këtë nuk ka, ky bëhet legen, lëngaraq. Ju nuk mund të imagjinoni aktet e turpshme që bën...