Ramaduro versus Maduro/ Ironizon Berisha: Podcasti i Ramës ‘Flasim’, pagëzohet me emrin e ri ‘Heshtim’

Ramaduro versus Maduro/ Ironizon Berisha: Podcasti i Ramës ‘Flasim’, pagëzohet me emrin e ri ‘Heshtim’

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ironizuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama, lidhur me operacionin e forcave amerikane për kapjen e Presidentit të Veenzuelës, Nicolas Maduro. Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha teksa i referohet podcastit të Edi Ramës, mbi rubrikën e tij “Flasim”, shkruan se tanimë ai duhet të ndryshojë emrin, në ‘Heshtim’. Pavarësiht operacionit të suksesshëm të SHBA-ve për kapjen e liderit venezuelian, Nicolas Maduro, Rama është mjaftuar vetëm me reagimin e Ministres së Jashtme, Elisa Sporopali, ndërsa vetë ka zgjedhur të heshtë, mbase kjo edhe nga frika se mund të ketë fatin e njëjtë me udhëheqësin latin. Statusi Ramaduro versus Maduro Miq, nga sot Podcasti i Edi Ramës “Flasim” pagëzohet me emrin e ri “Heshtim”. Gëzuar emrin!