Rama–Vuçiç: Një ‘vizion evropian’ që anashkalon Kosovën
Nga Luan Rama/ Edhe pse bashkëshkrimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” përpiqet të shitet si një vizion i ri strategjik për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, në realitet, ai është një “dokument” i mbushur me kontradikta, shmangie të çështjeve thelbësore dhe, mbi të gjitha, është një riformulim i rrezikshëm i vetë idesë së integrimit. Në pamje të parë, ata, bashkautorët ndërtojnë një narrativë të njohur: zgjerimi i BE-së ka sjellë paqe, stabilitet dhe prosperitet, dhe vonesat aktuale rrezikojnë të minojnë besueshmërinë e projektit evropian. Por, pas kësaj hyrjeje të kujdesshme, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kalojnë në një propozim që e përmbys këtë logjikë nga brenda: një “integrim i përshpejtuar” në tregun...
Burimi:
syri.net