Rama vizitë në Vatikan

Rama vizitë në Vatikan

Nga Alba Kepi Me ftesë të Selisë së Shenjtë, kryeministri shqiptar Edi Rama po viziton Vatikanin.Ai do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV. Rama do të jetë në Romë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe një delegacion. Kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik, ku do të pritet në oborrin “San Damaso” nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe nga zotërinjtë e Shenjtërisë së Tij, përpara audiencës me Papën në Bibliotekën Papnore. Vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, me ndalesa në Dhomën e Lotëve, Kapelën Paolina, Sallën Regia, Kapelën Sistine dhe te altari i Shën Gjon Palit II. Në përfundim të qëndrimit në Vatikan, Rama dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë vendin e varrimit të Papa Françeskut në...