Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH 24, ka ndarë detajet më të fundit mbi takimet që po zhvillon kryeministri Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit e institucioneve. Prej disa ditësh, kreu i qeverisë ka nisur një cikël analizash të thelluara me çdo dikaster, për të vlerësuar punën e deritanishme dhe për të përcaktuar prioritetet në vijim. Sipas gazetares Shkodrani, sot, në fokus ka qenë Ministria e Ekonomisë, ku kryeministri Rama është takuar me ministren Delina Ibrahimaj dhe drejtuesit e institucioneve në varësi të saj. “Është një analizë e detajuar e punës së ministrisë, veçanërisht në situatën e krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimit të hidrokarbureve,” tha gazetarja Shkodrani. Në takim kanë marrë pjesë edhe...