Rama urdhëron Peleshin të mbledhë parlamentin për të votuar ‘Bordin e Paqes’

Rama urdhëron Peleshin të mbledhë parlamentin për të votuar ‘Bordin e Paqes’

Edi Rama ka urdhëruar Niko Peleshin që të mbledhë nesër parlamentin me objektin e vetëm që të miratojë praninë e kryeministrit në ‘Bordin e Paqes’. Ndërkohë deri në orët e mbrëmjes opozita deklaroi se, nuk kishte asnjë njoftim për mbledhje të seancës plenare. Seanca do të mblidhet nesër në orën 10:00. Kuvendi ka bërë publike agjendën e punimeve në mbështetje të urdhrit nr. 4, datë 21.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Rendi i ditës është si më poshtë: 1. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) 2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83, pika 1 dhe 2,...