Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni deputetët dhe përfshijeni në draftim

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni deputetët dhe përfshijeni në draftim

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar dhe kabinetit qeverisës, Edi Rama duke folur për rrugët që ka Shqipëria drejt anëtarësimit, iu drejtua dy ministreve të tij përgjegjëse për negociata me BE, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni, duke u thënë se duhet që të shpjegojnë dhe informojnë më shumë deputetët e PS. Sipas Ramaës ata duhet të jenë të informuar për çdo gjë në lidhje me rrugën që Shqipëria ka në finalizimin e këtij objektivi, në mënyrë që ata të ndihmojnë me eksperiencën dhe profilizimet e caktuara të tyre. “Duhet shumë më tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për t’u dëgjuar, duhet shumë më tepër informacion i ndërsjelltë në mënyrë që të gjithë deputetët, të cilët mund të kontribuojnë në një proces draftim,...