‘Rama u lut, ma fut emrin në ligj…’/ Bardhi: Opozita mbështet pa asnjë mëdyshje çdo nismë që synon paqen dhe stabilitetin global
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e shfrytëzon një iniciativë të rëndësishme ndërkombëtare dhe marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për interesa personale dhe manovra politike. Bardhi theksoi se opozita mbështet pa asnjë mëdyshje çdo nismë që synon paqen dhe stabilitetin global, por refuzon mënyrën se si qeveria, sipas tij, po e personalizon këtë proces, duke e kthyer në një “cirk politik” për të mbuluar mungesën e kryeministrit në forume të rëndësishme ndërkombëtare dhe problemet e tij ligjore. Gazment Bardhi: E kuptoj që bezdiseni nga fjalët në parlament se ju kanë dhënë urdhër, ju a dha në mbledhjen e fundit: 'vini, mos diskutoni, vetëm ngrini kartonat dhe ikni'....
Burimi:
syri.net