Rama u damkos në Strasburg! Nëse do të shkojë në Këshillin e Europës, shqiptarët do e presin me protesta Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Edi Rama u damkos në Këshillin e Europës gjatë sesionit të fundit në Strasburg, duke e cilësuar paraqitjen e tij si më të keqen përballë përfaqësuesve të parlamenteve europiane. Berisha tha se, Rama humbi seriozitetin dhe besueshmërinë në atë forum, ndërsa paralajmëroi se nëse kryeministri do të tentojë sërish të shkojë në Këshillin e Europës, do të përballet me protesta të fuqishme nga shqiptarët në Francë dhe Gjermani. Berisha: Ndërkohë, duhet t’u informoj se java e kaluar ishte një javë në të cilën Edi Rama u damkos në tempullin e demokracisë evropiane, në Këshillin e Europës. Para asaj audience, ku përfaqësohen të gjithë parlamentet e Europës, mund t’u pohoj me garanci të plotë se bajlozi i zi, personazhi më i zi në këtë sesion ishte Edi Rama si asnjë tjetër. Në mënyrën më të merituar! Të jemi i sinqertë me ju. Atje ai ka emrin më të keq se çdo njeri tjetër pasi është e regjistruar se pas fjalës së tij të stilit alla-Gedafi, shkoi t’u japë leksion ky, pas fjalës së tij të stilit alla-Gedaf, kryetarët e grupeve parlamentare të të gjithë spektrit u detyruan t’i anulojnë takimin dhe drekën zyrtare. Nuk ka ndodhur kurrë se gjithmonë ka një protokoll, dëshmi e një serioziteti të hekurt. Dhe, ky i ka detyruar t’ia anulojnë, ta rrëzojnë protokollin e tyre. Unë e di se ky po bën përpjekje të mëdha për të shkuar përsëri, se ky kështu e ka, por do të më falin shqiptarët, por aty nuk ka vend për narkodiktatorë. Nuk ka vend për kryeministra hajdutë si ky. Nuk ka vend për ata të cilët sillen si me qenë i biri i Enver Hoxhës aty dhe shanset i ka minimale, për të thënë të pakëta, sidoqoftë se në rast se ky synon të shkojë në atë seli, shqiptarët e Francës dhe Gjermanisë do i ketë para saj. Po, do organizohet një nga protestat më të fuqishme sepse e meriton. Tani, keni parë ju, deputetë me mandate krimi, delinkuentë, kalojnë si hiena nga një sallë në tjetër duke thënë se ja si e nxin ky Shqipërinë, pse unë them të vërtetat dhe mbroj dinjitetin e shqiptarëve që nuk kanë lidhje me këta hajdutë. Kurse ata mbrojnë krimet e tyre.
Rama u damkos në Strasburg! Nëse do të shkojë në Këshillin e Europës, shqiptarët do e presin me protestaKryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Edi Rama u damkos në Këshillin e Europës gjatë sesionit të fundit në Strasburg, duke e cilësuar paraqitjen e tij si më të keqen përballë përfaqësuesve të parlamenteve europiane.Berisha tha se, Rama humbi seriozitetin dhe besueshmërinë në atë forum, ndërsa paralajmëroi se nëse kryeministri do të tentojë sërish të shkojë në Këshillin e Europës, do të përballet me protesta të fuqishme nga shqiptarët në Francë dhe Gjermani.Berisha: Ndërkohë, duhet t’u informoj se java e kaluar ishte një javë në të cilën Edi Rama u damkos në tempullin e demokracisë evropiane, në Këshillin e Europës.Para asaj...
Burimi:
sot.com.al