Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Rama thyen heshtjen për AKSHI-n: Akuzat janë të hatashme por duhet pritur drejtësia
Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen sa i përket hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj AKSHI-it ku e përfshirë është dhe drejtuesja e institucionit Mirlinda Karçanaj. Në Podcastin e tij “FLASIM” kreu i qeverisë, i cilësoi akuzat të hatashme, megjithatë u shpreh se duhet pritur më parë fjala e drejtësisë. “E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jeësimin e vizionit tonë qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqiperise, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën nje mase sigurie me një akuze te hatashme, per te cilen duhet pritur me durim vetem nga drejtesia, e s’mund të pritet asgjë nga 700 tenxheret...