Rama thirrje inspektorëve: Mos shkoni fshehurazi tek bizneset sikur po kapni diversantët, racionalizoni vizitat
Kryeministri Edi Rama ka qenë kritik ndaj punës së inspektorëve që shkojnë për kontroll tek bizneset. Rama, teksa e cilësoi si një sfidë personale punën e Dashamir Sulës në krye të Inspektoratit, bëri edhe një apel. Ai kërkoi nga inspektorët që të mos shfaqen krejt papritur në dyert e bizneseve për të shkaktuar traumë dhe irritim tek ta, por t’i lajmërojnë dhe t’i orientojnë drejt rregullimit të faktorëve që duhet. “Jemi vend shumë i vogël për tu ndarë në shumë pjesë. Kur vjen puna tek objektivat e përbashkëta, të përpiqemi së bashku. Kjo është një sfidë personale, sepse zotëria ca nuk më ka thënë kur ka qenë në Parlament dhe tani të shohim se si do i bëj punët ai. Disa gjëra t’ia vëmë vetes...
Burimi:
vizionplus.tv