Rama telefonon presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Shqipëria dënon sulmet e Iranit!

Rama telefonon presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Shqipëria dënon sulmet e Iranit!

Kryeministri Edi Rama dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan TIRANË- Shqipëria ka dënuar sot sulmet e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Mësohet se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku edhe ka shprehur qëndrimin zyrtar të Tiranës për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. Rama i cilësoi sulmet si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, duke theksuar se Shqipëria qëndron në krah të Emirateve për çdo masë që ato marrin për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së tyre. Bëhet me dije se gjatë bisedës të dy liderët diskutuan edhe për përshkallëzimin e shpejtë ushtarak në rajon duke theksuar se tensionet duhet të ndalen sa më parë dhe konflikti të mos...