Rama takon Presidentin Begaj/ I dorëzon propozimet për ndryshimet në qeveri, pritet dekretimi dhe votimi në Kuvend

Rama takon Presidentin Begaj/ I dorëzon propozimet për ndryshimet në qeveri, pritet dekretimi dhe votimi në Kuvend

Kryeministri Edi Rama u takua paraditen e sotme (e hënë) me kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta dhe është zhvilluar në Pallatin e Brigadave, për shkak se godina e Presidencës është në rikonstruksion. Kreu i qeverisë i ka propozuar Presidentit 7 ndryshimet në qeveri. Nga ana e tij kreu i Shtetit ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë e më pas ndryshimet do të paraqiten në Kuvend. Të enjten e 26 shkurtit, vetëm 5 muaj pasi mori votëbesimin e kabinetit të katërt qeverisës në shtator të vitit të shkuar, Edi Rama ndryshoi drejtimin e 8 ministrive. Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia besoi Enea...