Rama takon Begajn/ I dorëzon propozimet për ndryshimet në qeveri, pritet dekretimi dhe votimi në Kuvend

Rama takon Begajn/ I dorëzon propozimet për ndryshimet në qeveri, pritet dekretimi dhe votimi në Kuvend

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka takuar kreun e Shtetit Bajram Begajn. Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta në Pallatin e Brigadave, pasi Presidenca është në rikonstruksion. Kreu i qeverisë i ka propozuar Presidentit Bajram Begaj 7 ndryshimet në qeveri. Begaj ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë, më pas ndryshimet paraqiten në Kuvend. Të enjten e 26 shkurtit, vetëm 5 muaj pasi mori votëbesimin e kabinetit të katërt qeverisës në shtator të vitit të shkuar,  Edi Rama ndryshoi drejtimin e 8 ministrive. Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia besoi Enea Karakaçit, aktualisht administrator i OSHEE. Nga ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë...