Rama takim me Netanyahun në Jerusalem, kryeministri do të mbajë një fjalim në Parlamentin izraelit

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem, kryeministri do të mbajë një fjalim në Parlamentin izraelit

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda e nisën vizitën tre ditore në Izrael duke vizituar vendin ku në 7 Tetor 2023, gjatë festivalit Nova, Hamasi ku u vranë 370 persona e shumë të tjerë u morën peng. “Stacioni i parë i vizitës në Izrael, një vend që kumbon pa fjalë” shkruan kryeministri Edi Rama duke theksuar:  “Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer pas një kasaphane të patregueshme në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes“. Rreth mesditës së sotme  kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimimes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp. Siç njofton...