Rama sulmon sërish gjyqësorin/ BIRN: Nuk dihet ku e gjeti shifrën 12 milionë euro

Rama sulmon sërish gjyqësorin/ BIRN: Nuk dihet ku e gjeti shifrën 12 milionë euro

Sulmi i fundit i kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve lidhet me vendimet në favor 92 magjistratëve të shkarkuar nga vetingu për të përfituar pagesat kalimtare, duke shfrytëzuar legjislacionin në fuqi, ndërkohë që kostot e pretenduara të këtyre vendimeve duken të fryra. BIRN Menjëherë sapo doli nga një takim me krerë të institucioneve të sistemit të drejtësisë të enjten, kryeministri Edi Rama targetoi sërish sistemin gjyqësor në Shqipëri. Me një status në rrjetin “X”, kryeministri akuzoi Gjykatën Administrative se po trajtonte të shkarkuarit nga vetingu, të cilët ai i quajti “llum”, si viktima dhe se u kishte njohur trajtim financiar prej 12 milionë eurosh në 92 vendime. “A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga...