Rama sulmon protestuesit: Të rinj që duan të shfryhen, delirantë dhe influencerë që kërkojnë ‘like’

Rama sulmon protestuesit: Të rinj që duan të shfryhen, delirantë dhe influencerë që kërkojnë ‘like’

Kryeministri Edi Rama ka përdorur tone të ashpra ndaj qytetarëve që po protestojnë kundër projektit në zonën e Vlorës, duke i etiketuar ata me një sërë cilësimesh përçmuese gjatë një reagimi publik. Teksa mbrojti projektin dhe akuzoi kundërshtarët për përhapje të dezinformimit, Rama në podcastin e tij "Flasim", e përshkroi protestën si një “turmë biodiverse”, ku sipas tij përfshihen personazhe të ndryshëm që kërkojnë vëmendje publike dhe përfitime nga rrjetet sociale. Kjo lukuni e madhe videosh, gjithë këta gazetarë, lloj lloj ndërkombëtarësh në media që u bënë papritur të interesuar për Shqipërinë, për zogjtë e Shqipërisë, por e kanë për agjendën e vet. Disa e kanë me Izraelin që u fut kot në këtë mes. Janë dy vëllezër që vinë nga Katari. Disa e kanë...