Rama sulmon Iranin me ‘dron-rezolutë’, Serbinë me ‘letra dashurie’
Ndërsa bota e trazuar sot po flet me raketa, dronë, bashkim forcash, luftë tregtare dhe panik, Shqipëria përfshihet në “konflikt”, duke grricur shtetin e Iranit. Pasoja Bela, detyroi Ramën të kalojë në “planin B” për të shmangur vëmendjen në miratimin e një rezolute në Parlament e cila shpall Gardën Revolucionare të Iranit si “organizatë terroriste”. Shitja e kësaj rezolute si një “vlerë e shtuar” në gjeopolitikën ndërkombëtare është më qesharake, duke kapërcyer edhe kufirin e injorancës së skajshme, sidomos në mënyrën sesi tentuan ta shfaqin 83 frymorët me mandat deputeti. Në thelbin e rezulutës të miratuar në Parlament thuhet: “Shpall Republikën Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste në ndjekje të objektivave të tij të politikës së...
Burimi:
syri.net