“Rama sulmoi selinë e PD”, Berisha flet pas protestës: Mbushën xhaminë me gaz, mbushën komisariatet me qytetarë që s’kishin lidhje
Pas protestës së katërt kombëtare të opozitës, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij përpara selisë së PD-së. Ai tha se policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt selisë së PD dhe gjithashtu drejt xhamisë, duke i prishur faljen besimtarëve myslimanë. Ai gjithashtu shtoi se do të njoftojë një ditë tjetër sa i përket datës së protestës së radhës. “Rama sulmoi selinë e PD. Është mundim i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tyre ndaj selive të krimit. Por ata janë të gatshëm të na godasin ato në çdo moment për t’i bërë ato të paqena. Prandaj, urrejtjen atavike që ke ndaj pluralizmit, mos e shpreh duke hedhur bomba tymi dhe bombula gazi ndaj selisë së PD-së. Ne jemi kryengritës paqësorë, por ne nuk...
Burimi:
top-channel.tv