“Rama sot e ka Belindën kandidate për burg”/ Izolimi i Juglindjes, Ivi Kaso: Ministrja ka hallin e prangave

“Rama sot e ka Belindën kandidate për burg”/ Izolimi i Juglindjes, Ivi Kaso: Ministrja ka hallin e prangave

I ftuar në nje studio televizive, Ivi Kaso komentoi çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me këtë situatë. Gjatë intervistës, Kaso tha se PD është e qartë në qëndrimin e saj dhe mbështet fuqishëm kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut duke nënvizuar se për herë të parë është ngritur në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve por edhe të partnerëve ndërkombëtarë. “E kemi thënë që në fillim që PD mbështet fuqishëm kërkesën e SPAK që për herë të parë ngrihet në lartësinë e pritshmërisë që kanë shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtare që të arrijë të godasë vërtet persona që kanë pushtet. Në këtë rast kemi zv.kryeministren. Duke nisur nga lloji i kërkesës së SPAK, në total janë 9 procedura...