“Rama sillet si monark, nuk pyet për asgjë”/ Reagon Mediu: Jetojmë në një qeveri, që ka afera tërësisht skandaloze

“Rama sillet si monark, nuk pyet për asgjë”/ Reagon Mediu: Jetojmë në një qeveri, që ka afera tërësisht skandaloze

Deputeti dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po shkatërron çdo institucion të vendit, duke i çuar drejt degradimit. Në një dalje televizive, Mediu tha se sjellja e Ramës tregon se kreut të qeverisë nuk i intereson jo vetëm politika e brendshmë dhe e jashtme, por as siguria e Shqipërisë. Sa i përket protestave kombëtare të opozitës, Mediu u shpreh se tubimet duhet të vijojnë, për ta kthyer Shqipërinë në rrugën që kërkohet edhe nga Bashkimi Europian. “Protesta nuk duhet marrë si rast i shkëputur, është protestë ndaj qeverisë Rama, që ka shkatërruar çdo institucion të vendit. Rama po degradon institucionet e shtetit shqiptar. Rama sillet si monark. Ai nuk pyet për asgjë, as për sigurinë kombëtare, as për...