Rama shkon te vila e Enver Hoxhës: I gjeta artistët të traumatizuar

Rama shkon te vila e Enver Hoxhës: I gjeta artistët të traumatizuar

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë tek “Vila 31" ku një ditë më parë u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre nga protestuesit e opozitës. Policia njoftoi se nga hedhja e molotovëve dhe lëndëve plasëse, Policia njoftoi se vila e ish-diktatorit Enver Hoxha u dëmtua, teksa brenda saj ndodheshin 7 artistë dhe disa pjesëtarë të stafit.  Rama u shpreh se gjatë vizitës së shkurtër ka takuar të rinj të talentuar që “ishin traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme”, duke iu referuar protestës së opozitës. Edi Rama:Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjoz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga...