Rama shkarkoi Belinda Ballukun, BIRN: Postin e rëndësishëm të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ia beson vartësit të saj
Pas një mbledhjeje maratonë të dominuar nga sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe drejtësisë, kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë nga kabineti i tij Belinda Ballukun, por i besoi vartësit të saj portofolin e rëndësishëm të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Pas një mbledhjeje maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi mbrëmjen e së enjten që të shkarkojë Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi udhëhoqi një betejë 3-mujore për mbrojtjen e saj përballë hetimit të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Balluku do të zëvendësohet në kabinet nga Albana Koçiu në postin e zv.kryeministres, ndërkohë që portofoli i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës do të kontrollohet nga Enea...
Burimi:
syri.net