Rama sfidon opozitën: Sot do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues, në Shtëpinë e Bardhë!
Kryeministri Edi Rama ka sfiduar hapur opozitën në Kuvend ndërsa pohoi se sot ajo do të votonte pro ngritjes marrëveshjes për Bordin e Paqes “Në fillim thatë nuk ka ftesë, se unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka gjithë bota. Tani thonë nuk je tek bordi, ok. Por u ngatërruat se nuk e dini si strukturohen grupet ndërkombëtare, kanë një organigramë që nuk e kuptoni. Do ngrini kartonin dhe do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpisë së Bardhë, sot do ngrini kartonin.”, tha ai.
Burimi:
ntv.al