‘Rama sakrifikon gjithçka për pushtetin e tij’/ Gjokutaj: Mosheqja e imunitetit të Ballukut alarm për shtetin dhe Europën

‘Rama sakrifikon gjithçka për pushtetin e tij’/ Gjokutaj: Mosheqja e imunitetit të Ballukut alarm për shtetin dhe Europën

Avokati Genc Gjokutaj deklaroi në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV se kryeministri Edi Rama po vepron si një “one man show”, duke kontrolluar institucionet dhe vendimet ligjore sipas interesave të tij personale. Sipas Gjokutajt, Rama ndërhyn dhunshëm në drejtësi dhe përdor pushtetin për të mbrojtur Belinda Balluku, e cila është me kërkesë arresti nga SPAK. Avokati shtoi se kjo situatë është shqetësuese për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet me Bashkimin Europian, pasi tregon mungesë të pavarësisë së institucioneve dhe përparësive të interesit politik mbi ligjin. Gjokutaj theksoi se veprimet e kryeministrit, përfshirë ndërhyrjet në Gjykatën Kushtetuese dhe GJKKO, si dhe vonesat në parlament, përbëjnë një paralizim të shtetit dhe rrezik për principet e drejtësisë. Gjokutaj: Në fakt jemi në një situatë one...