Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon
Kryeministri Edi Rama ka reguar me tone të ashpra ndaj protestës së djeshme të opozitës, gjatë së cilës pati tensione dhe u plagosën disa punonjës policie. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se opozita po e ushtron dhunën si pjesë të pandarë të aktivitetit të saj politik, duke e cilësuar atë si një fenomen të rrezikshëm dhe të papranueshëm. Ai krahason protestën me veprime anarkiste dhe paramilitare, duke pretenduar se pjesëmarrësit ishin të maskuar, të rekrutuar me pagesë dhe të përfshirë në shkatërrim prone e sulme ndaj institucioneve. Sipas kryeministrit, këto protesta përfaqësojnë një “degjenerim të pandalshëm” dhe një akt dëshpërimi politik. REAGIMI I PLOTË: Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj...
Burimi:
javanews.al