Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga punimet për transformimin e shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tirana. Në postimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se shkolla po transformohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve. “MIRËMËNGJES  dhe me shkollën 9-vjeçare ‘Kolë Jakova’ në Tiranë, që po transformohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij. Projekti është pjesë e investimeve në infrastrukturën arsimore në kryeqytet, që synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësuesit.