Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mjekët dhe ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve në zonat e prekura nga moti

Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mjekët dhe ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve në zonat e prekura nga moti

Krahas ndërhyrjeve në infrastrukturë dhe përpjekjeve për largimin e ujit, vëmendja e qeverisë është përqendruar edhe te kujdesi shëndetësor për banorët e izoluar apo të prekur nga përmbytjet. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pasditen e sotme disa momente nga puna e bluzave të bardha në terren. Kreu i qeverisë ka nënvizuar se strukturat mjekësore janë në gatishmëri të plotë, veçanërisht në zonën e Durrësit, e cila është goditur më rëndë nga reshjet intensive. “Mjekët dhe ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve në zonat e prekura nga moti,” shkruan Rama në diçiturën që shoqëron fotot. Në pamjet e publikuara, shihen mjekë dhe infermierë të cilët, të pajisur me mjete të përshtatshme për motin e keq, po vizitojnë banorët në banesat e...