Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot në 5 mars librin e tij më të ri “Në sofrën e hënës”. Rama u shpreh se për të shkruar këtë libër, ka marrë shtysë nga disa miq myslimanë. Kreu i qeverisë nënvizoi se sofra e iftarit është një vend, që shkon përtej atyre që agjërojnë. Ai tha se bisedat që ka kryer në sofrat e iftarit, në cilësinë e kryeministrit, i ka përmbledhur në këtë libër. Rama vuri në dukje se fetë shërbejnë për të lidhur njerëzit dhe kulturat, duke shtuar se besimi islam ka luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e paqes në shoqërinë tonë. “Libri është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, që kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin t’i organizoj, në funksionin që kam, duke çelur...