“Rama po mbron veten”, Berisha: Po tërheq zvarrë dhe po poshtëron Gjykatën Kushtetuese për “Ballukun”

“Rama po mbron veten”, Berisha: Po tërheq zvarrë dhe po poshtëron Gjykatën Kushtetuese për “Ballukun”

Nga Strasburgu drejt në seli, aty ku Sali Berisha është lider suprem dhe askush nuk i fik mikronin. Në foltoren blu nuk ka minutazh për akuzat që mund t’i bëjë Edi Ramës. “Në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare, paraqitëm rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, por paraqet për mbarë Europën. Gjatë qëndrimit në sallën e parlamentit u denoncua Rama si autor kryesor i aferës Balluku dhe AKSHI-t”, u shpreh Berisha. Priste të dëgjonte lajme te mira në Tiranë, por mësoi se Gjykata Kushtetuese kishte vendosur të marrë më shumë kohë për Belinda Ballukun. “Tregon tërheqjen zvarrë, se si Edi Rama tërheq zvarrë dhe poshtëron Gjykatën Kushtetuese.   Edi...