Rama përtej zyrës së Kryeministrit, veprat e tij shiten në galeritë e botës deri në 50 mijë euro
Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine një pasqyrë të rrallë mbi jetën e tij si artist, duke treguar kështu se pas politikës që drejton vendin që nga viti 2013, fshihet një pasion i madh për pikturën dhe skulpturën. Për Georg Imdahl ai ka rrëfyer se filloi të vizatonte gjatë takimeve të gjata politike, thjesht e vetëm për të mbajtur mendjen të përqendruar. Rama tregon se skicat e tij fillimisht u vlerësuan nga kolegët e kabinetit, të cilët i kishin ruajtur dhe më pas, me mbështetjen e artistit Anri Sala, ai nisi që t’i publikonte veprat e tij. Sot, vizatimet, skulpturat dhe instalimete tij përfaqësohen nga galeria e njohur Société në Berlin, e cila i ka vendosur çmimet sipas madhësisë dhe kompleksitetit: vizatimet rreth 3,800 euro, skulpturat rreth 35,000 euro dhe instalimet me letër-muri deri në 50,000...
Burimi:
javanews.al