Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Rama për incidentin në Kuvend, në seancën e betimit të Avokatit të Popullit: Opozita iu rikthye vesit që del me shpirtin
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se opozita iu rikthye vesit që del me shpirtin gjatë seancës së betimit të Avokatit të Popullit. Në nisje të podkastit “Flasim – episodi 11, sezoni 5”, Rama duke folur për incidentet në seancën e Kuvendit gjatë betimit të Avokatit të Popullit vuri në dukje se “opozita iu rikthye vesit që del me shpirtin, rivuri në punë muskulaturën e krahëkëmbëve, rindezi pishtarët e ecjes qorrazi nëpër pyll dhe rifilloi avazin e kërcënimeve për llogari të një dordoleci thuajse 100-vjeçar”. Pra, theksoi Rama, “e mbështetën Endri Shabanin, i dhanë firmat e kërkuara nga ligji, e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve, ku për hir të së vërtetës, ky zotëria ishte i vetmi me një sy mes ca qorrave të ububushëm...