Rama paralajmëroi ndërhyrje në ligj! Zbulohen ndryshimet e nenit, jo vetëm ministri-kush i shpëton pezullimit?

Rama paralajmëroi ndërhyrje në ligj! Zbulohen ndryshimet e nenit, jo vetëm ministri-kush i shpëton pezullimit?

Edi Rama dhe Belinda Balluku TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ashtu si ZËRI paralajmëroi ndërhyrja ligjore do të kërkohet për nenin 242, paragrafi 2, të Kodit të Procedurës Penale, i cili u garanton imunitetin të zgjedhurve, ku të specifikohet edhe për ministrin. Neni 242 – Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Lidhur me këtë lëvizje, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, nga burime brenda mazhorancës...