“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama nuk votoi në Parlament për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet vullneti i vërtetë politik matet me votë dhe jo me fjalime patetike, duke iu referuar kështu fjalimeve të Ramës në Kuvend. Bardhi tha gjithashtu se kryeministri Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un. Ai shtoi gjithashtu se kryeministri u rreshtua sot në Parlament si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm. Reagimi i Bardhit: Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i...
Burimi:
javanews.al