‘Rama një i pashpresë’  – Politika si lojë shahu, Peka: Pas ‘goditjes’ së mbretëreshës, radhën e ka mbreti!

‘Rama një i pashpresë’ – Politika si lojë shahu, Peka: Pas ‘goditjes’ së mbretëreshës, radhën e ka mbreti!

Procesi i pastrimit të klasës politike nga korrupsioni, i ndërmarrë nga SPAK, është një cikël i pashmangshëm për çdo vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe nuk përbën një rast të veçantë për Shqipërinë. Përmes këtij qëndrimi e argumenton, situatën aktuale, drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, i cili e përshkruan gjendjen si një lojë shahu të mirë-strukturuar, ku lëvizjet e drejtësisë së re po ndjekin një strategji të qartë. Sipas tij, loja nisi me goditjen e figurave kryesore të opozitës, si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, për të pastruar terrenin. Tashmë, vëmendja është zhvendosur te qeveria, ku figurat kryesore politike brenda radhëve të PS, Peka i krahason me gurët e shahut. Goditja ndaj Ballukut, sipas Pekës, nuk është...