Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Java e ardhshme nis me punë në terren për socialistët. Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste këtë të shtunë, Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar nisjen e turit “Punët e Shqipërisë”. Ministrat, deputetët, kryebashkiakët do të dalin në terren për takime me qytetarët në të gjithë vendin në bazë të zonave të tyre elektorale, ndërsa do të njihen me problematikat dhe çfarë kërkohet për të ardhmen. Këto takime do të vijojnë deri në 12 qershor, datë kjo që përkon me 35-vjetorin e themelimit të forcës politike. Turi do të ketë disa tematika çdo javë dhe pritet të nisë me çështjen e integrimit, që më herët është cilësuar si puna kryesore e socialistëve. Veç kësaj parafushate, kryetarët e bashkive pritet të zhvillojnë takime...