“Rama nën presion të dyfishtë”/ Fati i Ballukut në duart e Kuvendit, Rexhaj: GJKKO hapi kutinë e Pandorës, SPAK…
Me dekretimin e presidentit Begaj, Belinda Balluku zyrtarisht nuk është më zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por në Kuvend mbetet ende për t’u votuar kërkesa e SPAK për arrestimin e saj. Nga ana tjetër, në vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese u cilësua se pezullimi i Ballukut nga ana e GJKKO ishte konform ligjit. Më pas, Rama prezantoi nismën ligjore për ndalimin e gjykatave për pezullimin e posteve kushtetuese. Në këndvështrimin e Albatros Rexhajt, të cilin ai e ndau sot ne nje studio televizive, është gjëja e duhur për t’u bërë. Shkrimtari e sheh aprovimin e pezullimit nga GJKKO si hapjen e kutisë së Pandorës. “Në mendimin tim, është gjëja e duhur për t’u bërë sepse pezullimi i zyrtarëve të lartë të shtetit...
Burimi:
sot.com.al