Rama në Washington me ftesë direkte nga Shtëpia e Bardhë/ Çfarë pritet të firmoset më 19 shkurt?
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbledhë më 19 shkurt në Washington, DC takimin inaugurues të Bordit të Paqes, një nismë që synon forcimin e përpjekjeve ndërkombëtare për stabilitet dhe bashkëpunim global. Sipas Shtëpia e Bardhë, pritshmëritë për këtë takim janë të larta. Trump ka paralajmëruar se do të shpallë rreth 5 miliardë dollarë ndihma humanitare dhe për rindërtim për Gaza, duke theksuar se “Bordi i Paqes ka potencial të pakufizuar”. Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është nisur drejt Shteteve të Bashkuara me ftesë të drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan. Në podkastin e tij Flasim, Rama u shpreh se Shqipëria do të kontribuojë me prestigjin dhe respektin ndërkombëtar që ka fituar, pa pasur detyrim financiar për anëtarësim...
Burimi:
ntv.al